Search

+355 69 315 2693 | info@libraridyrrahu.al

1.KUSHTET E KTHIMIT

Faleminderit që blini në Librari Dyrrahu.
Për shkak të politikave tona të shitjes, të gjitha produktet e listuara në Librari Dyrrahu janë përshkruar mirë me detaje dhe foto për të mbajtur një shërbim me cilësi të lartë. Jemi gjithashtu shumë të kujdesshëm gjatë procesit të shpërndarjes, por nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj në Librari Dyrrahu, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Ju keni 7 ditë kohë për të kthyer një artikull nga momenti që keni e marrë atë. Blerësi ka të drejtë vetëm për ndërrim të produktit nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme:

  • Artikulli ka detaje ose karakteristika të ndryshme nga ato të përshkruara në faqen tonë
  • Artikulli është i dëmtuar ose nuk funksionon mirë
  • Koha e dorëzimit (transportit) ishte më e gjatë se koha e përcaktuar në faqen tonë

Blerësi mund të ndërroj/këmbej artikullin që ka marrë vetëm në rastet që i plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme:

  • Artikulli juaj duhet të ketë faturën ose provën e blerjes në Librari Dyrrahu
  • Artikulli duhet të jetë i papërdorur dhe në të njëjtat kushte siç e keni marrë
  • Artikulli juaj duhet të jetë në paketimin e tij origjinal
  • Artikulli mund të ketë të dhënat e veta të garancisë dhe në këtë rast keni mbrojtje shtesë siç është specifikuar në të

2.RIMBURSIMET

Në asnjë rast ne nuk ofrojmë rimbursim nëse blerësi kërkon të kthej artikullin që ka porositur, vetëm ndërrim të artikullit.

3.NDËRRIMET

Nëse keni blerë një artikull brenda 7 ditësh, me kërkesën tuaj ne do t’ua marrim artikullin nga vendndodhja juaj dhe më pas ne do e kontrollojmë nëse artikulli plotëson kushtet e mësipërme për ndërrimin e tij. Pas kësaj ne do t’ju njoftojmë menjëherë, dhe nëse ndërrimi juaj është miratuar, ne do të fillojmë me përgatitjen e artikullit që ju dëshironi të merrni në këmbim. Kjo procedurë mund të zgjasë 1-3 ditë pune nga momenti i konfirmimit nga ana juaj. Nëse artikulli tjetër ka vlerë më të lartë, do të paguani diferencën (artikulli 2 – artikulli 1) dhe koston e transportit. Në çdo rast ju duhet të paguani të gjitha shpenzimet e transportit gjatë këtij procesi.

4. ADRESA JONË

LIBRARI DYRRAHU SHPK
Autostrada Tiranë – Durrës Km Fundit, 2001, Durrës / Shqipëri
https://libraridyrrahu.al

Product has been added to your cart