In Stock
DASHURITE E MEDHA NUK VESHIN FUSTAN NUSERIE
U gjenda sërish në një hotel me katër yje, më një burrë që premtonte me garanci një dashuri me katër yje për një javë të tërë. Jorgo dinte të merrte atë që dëshironte. Simonia e dinte se duhej t’i bënte lajka dhe unë kisha mbartur një ëndërr me shkëlqim dhe po vrapoja si e çmendur drejt askundit. Një kurth i rrezikshëm. Por, në fund të fundit, as ajo dhe as unë nuk kishim rezistencën e duhur të mos binim në dashuri me të. Madje, që të jem më e sinqertë, përmes saj dhe për shkak të saj unë e dashurova atë burrë. Më pëlqente imazhi që ajo i kishte krijuar atij për mua dhe më pas më çmendte dëshira erotike që shihja të ndriçonte në atë mënyrë te sytë e tij.
1000 L